Loading…

Deputeti argjentinas dalldiset, xhirohet në skenë intime me të dashurën gjatë seancës virtuale të Kongresit

  • 25/09/2020 | 10:03

Deputeti argjentinas dalldiset, xhirohet në skenë intime me të dashurën gjatë seancës virtuale të Kongresit

Deputeti argjentinas është suspenduar pasi kamera gjatë seancës e xhiroi tek përkëdhelte partneren e tij gjatë seancës virtuale të dhomës së ultë të Kongresit të Argjentinës, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë seancës speciale të Kongresit deputetit Juan Emilio Ameri u xhirua tek ulej me partneren e tij para aktit të pahijshëm.

Menjëherë pas incidentit, që është bërë viral në internet tani dhe ka shkaktuar pakënaqësi në Argjentinë, deputetët e tjerë votuan për suspendimin e deputetit Ameri.

Ameri më vonë në një intervistë për një radio lokale tha se ndjehet keq për atë që ngjau dhe provoi të arsyetohet duke thënë se nuk ishte i vetëdijshëm se ishte kapur në moment intim me partneren e tij. Ai shtoi po ashtu se lidhje e tij në internet ishte e keqe.

Koalicioni në pushtet ka thirrur që të mblidhet komisioni parlamentar që do të vendosë për sanksionimin përfundimtar të Ameri./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë