Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Meta, i është kthyer punës së Kuvendit të Kosovës.
Ai sot është duke marrë pjesë në seancë plenare.
Meta shihet në fotografi me deputeten Doruntinë Maloku, transmeton Epoka e Re.
Bardhyl Meta për një kohë ka munguar në Kuvend për shkak të një sëmundje të cilën e ka përballuar me sukses. Ai pas trajtimit në Gjermani, i është kthyer punës në Kuvend, e edhe paraqitjeve në debate dhe intervista mediale.