Loading…
Deputeti britanik në PE, Nigel Farage: Macron një ‘Napoleon’ i ri
  • 16/07/2019 | 22:35

Deputeti britanik në PE, Nigel Farage: Macron një ‘Napoleon’ i ri

Nigel Farage i partisë britanike BREXIT e ka quajtur presidentin francez Emmanuel Macron një version të ri të Napoleon Bonaparte, thirri që parlamentarët europian të mos votojnë gjermanen Ursual va nder Leyen   transmeton Gazeta Metro


Teksa mbajti një fjalim në seancën e Parlamentit Europian në Strasbourg, politikani britanik kritikoi paraqitjen e Presidentit Macron në paradën ushtarake në Ditën e Bastijës në Paris, ku ai u shfaq në një veturë ushtarake derisa përcillej nga qindra ushtarë francezë.

Nigel Farage ishte njëri prej propaganduesve më të mëdhenj të ‘Brexit’ në Mbretërinë e Bashkuar, në referendumin e para tre vjetëve britanikët votuan për largim me 52 % të votave.

Farage gjatë fjalimit të tij bëri thirrje që të votohet kundër ish ministres gjermane të mbrojtjes, kandidate për Presidente të Komisionit Europian, si kërcënim për demokracinë, sipas tij.

Farage tha se “Ju si parlament do të humbni kontrollin. Votoni kundër kësaj kandidate, jepni një goditje për demokracinë, një goditje për qytetarët tuaj”.

Kandidati kryesor britanik për Kryeministër të Britanisë, Boris Johnson, një tjetër mbështetës i ‘Brexit’ po ashtu kishte krahasuar politikat e BE’së ndaj Britanisë si ‘napoleonike’, duke kujtuar bllokimin që e provuan francezët e asaj kohe ndaj Britanisë.

“Pa pasur fare dyshime, pesë vjet pas punës së këtyre deputetëve, Unioni i mbrojtjes evropiane do të jetë i kompletuar. Dhe çfarëdo që ka për mbrojtje, mund të përdoret edhe për sulme”, tha Farage, një kundërshtar i madh i BE-së dhe gjithashtu, kundërshtues i kandidates gjermane Ursula von der Lyen për postin e presidentes së Komisionit Europian.

Presidenti Macron ishte mbështetës i idesë së një ushtrie të BE’së, ide për të cilën u tall egër nga Presidenti Amerikan Trump./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë