Loading…

Deputeti egjiptian: Sjellja e Tomë Gashit të VV’së, raciste dhe shumë e ligë, fillim jo i mirë i pushtetit

  • 15/02/2020 | 09:16

Deputeti egjiptian: Sjellja e Tomë Gashit të VV’së, raciste dhe shumë e ligë, fillim jo i mirë i pushtetit

Avokati i njohur Tomë Gashi, i cili publikisht e mbështetë Lëvizjen Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, madje shpesh angazhohet nga VV në raste gjyqësore, është incizuar duke shqelmuar paratë që një lypës kishte para vetes derisa po kërkonte lëmoshë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Ndaj këtij veprimi të turpshëm ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit Egjiptian, Veton Berisha, i cili e ka quajtur të pa pranueshëm gjestin e avokatit Tomë Gashi.

Ai veprimet e avokatit Gashi po i quan si qyqare. raciste dhe tepër të liga, ai ka thënë fillimi i pushtetit të partisë së avokatit, Vetëvendosje nuk po duket i mirë.

Publikimi i plotë nga Berisha:

I pa pranueshëm gjesti i Tomë Gashit

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i një pjese të madhe të familjeve të varfëra në Kosovë nga komuniteti Egjiptian i dënoj ashpër veprimet e avokatit të mirënjohur njëheritë aktivist i Lëvizjës Vetëvendosje Tomë Gashit ndaj një lypsari në qendër të Prishtinës.

Veprimet e z. Gashi janë veprime qyqare, raciste dhe tepër të liga.

Tani e pyes z.Gashi si profesionist i së drejtës me shumë përvojë a duhet të trajtohet kështu njeriu nga njëriu apo të tillët janë përgjegjësi e shtetit dhe jo individit!!??

Mos u anko tani në pushtetin z. Gashi tani pushteti jeni ju!!!

Fillimi nuk po duket i mirë!!!..///gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë