Loading…

Deputeti i AAK-së: Kriza me pandeminë s’zgjidhet përmes masave, por me investime në ekonomi

  • 06/06/2021 | 08:38

Deputeti i AAK-së: Kriza me pandeminë s’zgjidhet përmes masave, por me investime në ekonomi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se në tërë rajonin është evidentuar rënia e rasteve me Covid-19, ani pse mund të ndodhë që të ketë rritje të rasteve.


Dreshaj ka deklaruar se rajoni është në proces të vaksinimit.

“I gjithë rajoni ka një veprimtari të ngjashme. Në tërë rajonin është evidentuar një rënie e rasteve të reja me Coronavirus. I tërë rajoni është në procesin e vaksinimit. Pa marrë parasysh që është në interval të shkurtër kohor do të kemi rritje të rasteve të reja”, ka deklaruar Dreshaj.

Ai tha se është dashur shumë më herët të ketë reflektim nga Qeveria sa i përket sigurimit të vaksinës.

Madje ai thotë se kriza me pandeminë s’zgjidhet përmes masave, por me investime në ekonomi.

“Mendoj që është koha që është dashtë një veprim i tillë nga Qeveria kriza me pandeminë nuk zgjidhet përmes masave, por me investime në ekonomi. Zgjedhja është vaksinimi i gjithë popullatës”, ka thënë Dreshaj për EO.

Sipas tij, vaksinimi duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Pra ne nuk kemi informatë të sakta pse ka ndodhur vonesa. Por vaksinimi duhet të fillojë s amë shpejt dhe nuk arsye të pritet më shumë”, ka deklaruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë