Loading…

Deputeti i AAK’së: Jashtë nuk është më mirë se në Kosovë, i kam dy vëllezër në Gjermani – nuk lahen kah 1 javë ditë

  • 19/03/2019 | 22:51

Deputeti i AAK’së: Jashtë nuk është më mirë se në Kosovë, i kam dy vëllezër në Gjermani – nuk lahen kah 1 javë ditë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar qytetarët që po i lënë vendet e tyre të punës në Kosovë për të punuar në perëndim, teksa ka deklaruar se në shtetet perëndimore “nuk është më mirë sesa në Kosovë”.


Në një intervistë në T7, Berisha është shprehur se megjithëse i kupton qytetarët që po largohen nga Kosova, ata nuk po marrin vendimin e duhur.

“Edhe ky që e lë vendin e punës në Kosovë e ik, ky nashta ka të drejtë sepse unë e kupoj njerëzit ngajnë për një jetë më të mirë. Por nuk është jashtë më mirë se ktu – unë e di me çfarë përballen”, ka thënë Berisha, shkruan Insajderi.Berisha ka deklaruar se vëllezërit e tij që jetojnë në Gjermani bëjnë jetë të mundimshme shkaku i vështirësive në punë. Ka thënë se “ata flen me tesha”.

“Unë i kam dy vëllezërit në Gjermani, punojnë prej mas luftës. Vallai kurrë, nuk mundet as me u la. Flen me tesha, kur çohet nesër nsabah, i bën 300 kilometra, kah 1 javë ditë nuk lahen”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë