Loading…

Deputeti i AAK’së mbron punësimet në VALA: Ankohet se e kanë rrogën vetëm nga 400 euro

  • 18/03/2019 | 20:10

Deputeti i AAK’së mbron punësimet në VALA: Ankohet se e kanë rrogën vetëm nga 400 euro

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, pas reagimeve të shumta për punësimet e paligjshme nga partia e tij në Telekom ka tentuar ta aryetoj këtë duke u ankuar për rrogat e ulta, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, ai ka pranuar se këto punësime kanë ndodhur përmes lidhjeve partiake por ka thënë se shteti nuk rrezikohet nga njerëzit që marrin 300 apo 400 euro përmes një kontrate pune por me shpërdorime milionëshe.

“Nuk po mundem ta kuptoj këtë fushatën që të sulmohen njerëzit që marrin 3-400 euro rrogë me djersen e tyre, sikur kjo qenka rreziku me të cilin po përballet shteti. Interesi publik dëmtohet me shpërdorime milionshe, me nepotizëm të nivelit të lartë e jo pse dikush merr një kontrate pune, qofte edhe të përkohshme me page minimale”, ka shkruar ai.

Me sa duke ai problem i sheh vetëm pagat e ulëta dhe jo mënyrën e punësimit.

Ai ka thënë se personat të cilët sipas tij u kanë rënë në qafë për punësime, kanë futur qindra militantë në pozita udhëheqëse.

“Është e pandershme që të drejtohet gishti nga AAK, sepse në krahasim me të tjerët AAK rezulton të jetë engjëll. Por edhe kjo fushate do të marrë fund dhe unë shpresoj shumë që shpërdorimet të denoncohen në thelb e jo të provohet që të bëhen balanca me shashka! Krejt këta që na kanë rënë në qafë për punësime, s’kanë lënë institucion pa pushtuar me qindra militantë dhe atë në pozita udhëheqëse. Le t’i hapin letrat dhe ata do të skuqen!”, ka shkruar Nitaj.

Ju kujtojmë se djali i Muharrem Nitaj, Genc Nitaj është punësuar në Telekomin e Kosovës, ku do të paguhet me një pagë mbi 800 euro./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë