Loading…

Deputeti i del në mbrojtje imamit të akuzuar për terrorizëm

  • 27/02/2017 | 23:15

Deputeti i del në mbrojtje imamit të akuzuar për terrorizëm

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, i ka dalur në mbrojtje imamit Shefqet Krasniqi, ndaj të cilit sot Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për terrorizëm.


Madje, Kelmendi nuk ka hezituar që imamin Krasniqi ta quaj edhe “Dijetar i Ballkanit”. Ndërkaq, siç thotë ai, aktakuza ka prekur të gjithë besimtarët mysliman.

“Aktakuza e ngritur ndaj teje, padyshim që ka prekur zemrat dhe ndjenjat e shumë besimtarëve musliman në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë. Të gjithë ne që të njohim, jemi thellësisht të bindur në pafajësinë tënde”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi nuk është mjaftuar me kaq, por ka thënë se ‘kolos të diturisë’ persekutohen e arrestohen, duke aluduar në imamin Shefqet Krasniqi.

“Historia na ka treguar se shumë burra të mëdhenj dhe kolos të diturisë, janë akuzuar, arrestuar dhe përsekutuar. Tash kjo edhe me ty sot po ndodh, por këta po harrojnë se duke të akuzuar, vetëm e vetëm të kanë forcuar dhe një histori janë duke e shkruar”, ka shtuar ai.

shefqet-krasniqi-2-e1488225539557

Ndërkaq, edhe Gëzim Kelmendi njihet për deklaratat konfliktuoze për heroin kombëtar, Skënderbeun, afërsisht njejt siç bënte dikur Shefqet Krasniqi për shenjtoren Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Terezën.

Ndryshe, sot prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Shefqet Krasniqi për shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik dhe shmangie nga tatimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë