Loading…

Deputeti i Kuvendit që thotë se Erdogani kishte të drejtë kur kërcënoi Haradinajn

  • 03/04/2018 | 22:05

Deputeti i Kuvendit që thotë se Erdogani kishte të drejtë kur kërcënoi Haradinajn

Arrestimi i gjashtë ‘gylenistëve’ në Kosovë dhe deportimi i tyre në Turqi, bëri që kryeministri Ramush Haradinaj të shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.


E, pas këtij veprimi të kryeministrit Haradinaj, ka reaguar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili i tha kryeministrit Haradinaj se “prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shtet Turqisë?”.

Lidhur me këto “selame” të Erdoganit në adresë të kryeministrit Haradinaj, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është zhvilluar një debat.

Deputeti i partisë Fajla, Gëzim Kelmendi ka thënë se deklarata e presidentit turk Erdogan ka qenë e drejtë.

“Deklaratë e drejtë përballë një vendi që ka bërë shumë për të Erdogani. Shumë kujt ju dhemb pse ne e mbrojmë atë dhe deklaratën e tij. Është paradoksale me ia kthye me të keqe atë që ka bërë Erdogani për Kosovën”, ka thënë Kelmendi.

Ai madje ka krahasuar rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit me arrestimin e gjashtë shtetasve turq, duke thënë se situata është e njëjtë në të dyja rastet.

“Situata është e njëjtë si e Gjuriqit si e turqve. Situatën e dytë po e quani vjedhje, e të parën po thuani që Gjuriqi ka hyrë ilegalisht”, ka thënë Kelmendi, i cili më pas u përball me analistët, të cilët mohuan një gjë të tillë, duke thënë se nuk është rasti i njëjtë.

Kurse Sulejman Çerkezi nga Lëvizja për Drejtësi, ka thënë se po hedhim vrer pa nevojë, pasi që, sipas tij. problemi qëndron brenda shtetit tonë.

“Problemin e kemi brenda nuk është te Erdogani. Është problemi brenda, sepse i kemi pesë kryeministria që veprojnë krye në vete. Erdogani e ka thënë të vërtetën, sepse kryeministri nuk po i dinë punët në shtëpinë e vet”, u shpreh Çerkezi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë