Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë se kosovarët duhet të ruajnë raportet me SHBA’në, pasi që ashtu sikur për myslimanët është Kurani e për të krishterët Bibla, për shtetësinë e Kosovës është Amerika, transmeton Gazeta Metro.
Sejdiu ka thënë se dëmët e Qeverisë në rrënimin e shtetësisë nga brenda janë të dukshme tashmë, por sipas tij kohët e fundit Qeveria ka filluar të shkaktojë edhe dëme në raport me politikën e jashtme.
“Po rrezikojnë në mënyrën më të keqe të mundshme edhe raportet tona me miqtë tanë ndërkombëtar, dhe siç po shihet edhe sot me letrën e fundit dërguar krerëve shtetërorë, po prishen edhe raportet me mikun tonë më të mirë që e kemi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
Derisa, ka shtuar se sikur për myslimanët që është Kurani, për të krishterët Bibla, për shtetësinë e Kosovës është Amerika
“… Sikur për myslimanët që është Kurani, për të krishterët Bibla, për shtetësinë e Kosovës është Amerika”, shtoi Sejdiu.
Deputeti opozitar në Kuvendin e Kosovës, në fund ka hedhur kritika ndaj Haradinajt, pasi sipas tij, ky i fundit nuk po vepron si kryeministër, por si kreu i një partie të vogël./gazetametro.net