Loading…

Deputeti i Kuvendit tregon se e kujt ishte ideja për taksë ndaj Serbisë, prezanton dokumente|FOTO

  • 27/11/2018 | 23:00

Deputeti i Kuvendit tregon se e kujt ishte ideja për taksë ndaj Serbisë, prezanton dokumente|FOTO

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, i cili bën pjesë në Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Korab Sejdiu, ka treguar se ka qenë i pari që ka propozuar që Kosova të ndërmarrë sanksione ekonomike ndaj Serbisë.


Sejdiu në T7, ka treguar dokumentin e një propozimi për debat parlamentar, që ai dhe disa deputetë të tjerë ia kanë dorëzuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, më 9 nëntor 2018.

“Kërkesë për Debat Parlamentar lidhur me nevojën urgjente për vendosje të Sanksioneve Ekonomike (përfshirë Embargon) dhe Sanksioneve Politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti”, titullohet kërkesa e dorëzuar nga Sejdiu dhe kolegët.

Kërkesa është nënshkruar nga Sejdiu, Vjosa Osmani-Sadriu, Albulena Haxhiu, Sami Kurteshi, Armend Zemaj, Besa Gaxherri, Mirjeta Kalludra, Visar Ymeri, Fatmira Kollçaku, Haxhi Avdyli, Arbërie Nagavci, Dardan Sejdiu, dhe Salih Salihu.

Sejdiu po ashtu ka komentuar vendimin e marrë ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, për të taksuar për 100 për qind mallrat nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

“Ka pasur nevojë t’i tregojmë Serbisë se jemi gjallë… por jo vetëm Serbisë”, është shprehur ai.

“Serbia po trajtohet si engjëll në Ballkan nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Sejdiu, teksa ka bërë thirrje që bota ta shohë Serbinë ashtu siç është në të vërtetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë