Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pas takimit që pati kryeministri Albin Kurti me Lumir Abdixhikun.
Për Sadikun, Kurti kushtëzoi zgjedhjen e presidentit nga VV-ja, ose zgjedhje të reja.
“Dmth kushtet e Kurtit: ose presidenti zgjidhet nga VV-ja, ose vendi shkon në zgjedhje.”, u shpreh Sadiku.
Reagimi i tij erdhi pas dështimit të negociatave mes Kurtit e Abdixhikut.