Loading…

Deputeti i LDK’së: Njohuritë e Zemajt në shëndetësi janë të mangëta

  • 07/07/2020 | 17:47

Deputeti i LDK’së: Njohuritë e Zemajt në shëndetësi janë të mangëta

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, njëherësh njëri nga katër deputetët e kësaj partie të cilët kanë dalë pozitiv me koronavirus, ka komentuar në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia Covid-19 në vendin tonë, transmeton Gazeta Metro.


Në një lidhje direkte për emisionin Frontal të T7, Avdyli ka thënë se situate me pandeminë ka dalë jashtë kontrollit, ndërkaq është deklaruar edhe në lidhje me punën që po bën ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, si i pari i Shëndetësisë në vend.

Madje, ai ka thënë se Zemaj edhe pse është politikan i vjetër dhe me përvojë në Parlament, njohuritë e tij rreth shëndetësisë janë më të mangëta.

“Armend Zemaj është politikan i vjetër edhe pse është në moshë të re, ka përvojë në Parlament dhe i njeh politikat. Mendoj se përvoja si politikan mund t’i shërbejë. Njohuritë e tij rreth shëndetësisë janë më të mangëta por besoj se do të arrijë ti kap ato problem dhe shumë shpejt të tregojë suksese. Nuk mund të them se Armendi është ministër i pasuksesshëm, por situata me COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit dhe s’është faji vetëm i Armend Zemajt”, ka thënë Avdyli. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë