Loading…

Deputeti i LDK’së: Të mos vonohemi, ta rrëzojmë qeverinë

  • 01/04/2018 | 20:46

Deputeti i LDK’së: Të mos vonohemi, ta rrëzojmë qeverinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Lidhja Demokratike e Kosovës, por edhe partitë tjera duhet ta rrëzojnë qeverinë me mocion mosbesimi dhe të bëhen gati për zgjedhjet e jashtëzakonshme.


“Opozita në çdo shtet, në çdo kohë ka synim të shkurtojë jetën qeverisëse të pushtetit e në rastin tonë jo vetëm që kjo duhet të bëhet, por për të mirën e vendit nuk duhet të vonohemi. Duhet të punojmë dhe përgatitemi për zgjedhje të reja”, ka shkruar Beqiri në llogarinë e tij në Facebook.

“Një qeveri teknike për 6 muaj, kohë kjo e nevojshme për të kryer ndonjë punë madhore shtetërore dhe kohë e mjaftueshme për përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja Parlamentare ose, mocion mosbesimi ndaj qeverisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka propozuar Beqiri.

“Për këtë ne si LDK, strukturat tona kompetente dhe vendimmarrëse do të bëjmë konsultimet, takimet e nevojshme dhe pa vonesë e në kohën e duhur do të dalim me qëndrime dhe veprime konkrete”.

“Shpresojmë që edhe subjektet tjera, jo vetëm ato opozitare, do të na mbështesin. Me përgatitjet e duhura dhe koordinim me të tjerët, kjo mund dhe do të duhej të bëhet. Këtë e shohim si shpresë të vetme për të tejkaluar këtë gjendje, me një Parlament të ri dhe Qeveri të re e dal nga votat e qytetarëve dhe nën udhëheqjen e LDK-së. Kështu siç po punohet dhe veprohet tani, nuk udhëhiqet shteti, përkundrazi ai po dëmtohet dhe rrezikohet”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
marketing[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë