Loading…

Reçica: Dështimi i Demarkacionit, nuk ka çon në zgjedhje

  • 19/03/2017 | 13:52

Reçica: Dështimi i Demarkacionit, nuk ka çon në zgjedhje

Elmi Reçica, anëtar i Kryesisë së PDK’së, ka qenë më i hapur se sa disa nga bashkëpartiakët e tij, pasi ka thënë se dështimi eventual i demarkacionit, nuk do të përdoret si shkas për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.


Ai ka shtuar se shënimi i vijës kufitare është çështje e brendshme e Kosovës dhe se asnjë problem me Malin e Zi nuk ekziston.

“Është çështje e Qeverisë së Kosovës se kur do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës Marrëveshja për Demarkacion. Ne nuk kemi ende ndonjë konfirmim zyrtar se kur do të procedohet nga ana e Qeverisë, por demarkacioni nuk do të shfrytëzohet si shkas për zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë zyrtari i PDK’së.

elmi-recica

Reçica, i cili është edhe Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, ka thënë se dialogu me Serbinë është bllokuar për shkak të obstruksioneve të palës serbe.

“Dialogu është pezulluar për shkak të veprimeve destruktive të Serbisë”, ka thënë Reçica, për Deushe Welle.

Dialogu me Serbinë është pezulluar me një vendim të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë thënë se s’do të ketë dialog me Beogradin pa u liruar Ramush Haradinaj, i cili po vazhdon të mbahet në Francë, për shkak të një flet arresti të Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë