Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Shaip Muja konsideron se është i pranueshëm kundërshtimi i transformimit të FSK-së në ushtri, në mënyrë të njëanshme nga ana e Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, kurse deklaratat e Ambasadorit të SHBA-së, Greg Delawie rreth kësaj çështje, ai e cilëson vetëm si shqetësime personale të Ambasadorit.
Muja në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se projektligjin për FSK’në të cilin nuk e ka parë ende e përkrah pa asnjë hezitim, pa marrë parasysh rrethanat komentuese politike kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ai thotë se ky ligj është dashur të vij shumë kohë më parë dhe si i tillë është i vonuar.
“Arsyetimi se nuk është në frymën e kushtetutës për mua nuk qëndron sepse ne nuk po bëjmë ndryshimin e emrit të FSK-së, as nuk po bëjmë Ministrinë Mbrojtëse, por po vendosim me zgjeru fushëveprime të forcës se saj si një nevojë për interes nacional dhe rajonal e global, si i tillë duhet të vlerësohet ky ligj dhe asesi ndryshe. Reagimi i Ambasadorit të SHBA-së për FSK-në, shqetësim personal”.
“Besoje se Ambasadori i SHBA-së ka shpreh një shqetësim personal të momentit sepse edhe nga deklarata e tij shihet se do merr instruksione nga Washingtoni për këto hapa dhe besoj se do të gjendet një konfirmim i pranueshëm, kur të kuptohet qartë se ky angazhim është në frymën e sigurisë rajonale e kombëtare në frymën e interesit të rritjes se Forcës se Kosovës, sot dhe nesër si pjesë ndërkombëtare e NATO-së”.
Ndërsa reagimin e sekretarit të NATO’s, Muja e sheh më shumë si deklaratë politike, pasi sipas tij, Aleanca Veriatlantike në Kosovë vepron në bazë të Rezolutës 1244.