Loading…

Deputeti i PDK’së-Kurtit: E ke pushtetin absolut në dorë, boll fole për 20 vitet e kaluara

  • 24/01/2022 | 13:21

Deputeti i PDK’së-Kurtit: E ke pushtetin absolut në dorë, boll fole për 20 vitet e kaluara

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ia ka kujtuar kryeministrit Kurti se e ka në dorë ‘pushtetin absolut’ për të vepruar. Ai i ka bërë thirrje Kurtit ta lë – siç e quan Shala – retorikën boshe për 20 vitet e kaluara.


Tutje ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka vepruar me kohë ndaj krizës së paralajmëruar energjetike.

“Kryeministri ka pushtetin absolut, edhe rregullatorët e pavarur i ka nën menaxhimin e tij, në rregull pra, i ka kërkuar ia keni dhënë, iu ka premtuar, i keni besuar, por sot ku jemi? Askund nuk jemi me premtimet që ka dhënë, vend gjysëm i izoluar, me ekonomi të spotuar, asnjë lopatë inaugurimi nuk shihet askund në Kosovë. Asnjë projekt i ri as i vjetër. Kryeministri na sjell retorikën mbi 20 vjecare boshe për të kaluarën. Ju duhet të jeni këtu për të ardhmen, për zhvillimet, për të menaxhuar situatën politike, pandemike, energjinë, për të ulur inflacionin e jo për të rritur. Fillo me projektet, mos i përsërit gabimet nëse ka pasur në të kaluarën. Të gjitha resurzet e këtij vendi i ke në dorë kryeministër”, tha Shala.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë