Loading…

Deputeti i PDK’së mbështet nismën e NISMA’s për mocion ndaj Qeverisë

  • 05/04/2017 | 21:16

Deputeti i PDK’së mbështet nismën e NISMA’s për mocion ndaj Qeverisë

Pas deklarimit të NISMA-s për Kosovën se po planifikon të nis një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, është deklaruar edhe deputeti i parë nga pozita se do e përkrahë këtë nismë.


Deputeti i PDK-së, Shukri Buja në një prononcim për Indeksonline thotë se tashmë dihet qartë qëndrimi i tij publik për këtë Qeveri, prandaj ai është për t’i dhënë votën e mosbesimit.

“Dihet qëndrimi im publik për këtë Qeveri, do të thotë nuk jam përkrahës i kësaj Qeverie dhe jam për t’i dhënë votën e mosbesimit”, ka thënë Buja.

Ndërsa sa i përket qëndrimi të PDK-së, Buja thotë se ende nuk janë konsultuar.

“Ne si parti ende nuk kemi dëgjuar për këtë çështje, por besoj që do të konsultohemi në parti. Pra, ende nuk kemi ndonjë qëndrim”, ka shtuar ai.

Nisma për Kosovë ka bërë me dije se po planifikon të nisë mocion mosbesimi kundër Qeverisë.

Nisma thotë se përfundimisht ka ardhur koha që të niset iniciativa parlamentare për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë aktuale.

Sipas këtij subjekti, tashmë është dëshmuar se qeveria aktuale ka dështuar në të gjitha planet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë