Loading…

Deputeti i PDK’së propozon Kurtin, Vitinë e Hotin që t’u dërgojnë fli edhe mjekëve në QKUK

  • 17/11/2020 | 15:45

Deputeti i PDK’së propozon Kurtin, Vitinë e Hotin që t’u dërgojnë fli edhe mjekëve në QKUK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka propozuar që edhe mjekëve në QKUK t’u dërgohet fli, si dhe të marrin pagat të cilat i meritojnë, shkruan Gazeta Metro.


Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka bërë këto deklarata, pasi ish-kryeministri, Albin Kurti u pa duke ngrënë fli në një fshat të Llapit, ku edhe po zhvillon fushatë.

“Prioritet i LDK-së dhe LVV-së që jemi sot këtu, nuk ka qenë pandemia, por ka qenë politika dhe pushteti, prandaj kemi do sfilata me flia dhe nuk kemi asnjë vizitë, as të Arben Vitisë e as të Albin Kurtit e as të Avdullah Hotit në QKUK me i pa dhe me i mbështet mjekët atje. Me ua çu kahpak fli edhe atyre atje që po bëjnë kujdestari edhe me ua dhënë rrogat të cilat i meritojnë”, ka thënë Haxhiu.

Kujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës aktualisht janë duke diskutuar për menaxhimin e pandemisë në vend./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë