Loading…

Deputeti i PDK’së: Të votohet Demarkacioni ose shkojmë në zgjedhje

  • 03/05/2017 | 19:13

Deputeti i PDK’së: Të votohet Demarkacioni ose shkojmë në zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj ka thënë se ose duhet votuar Demarkacioni ose vendi të shkojë në zgjedhje.


Zogaji ka thënë se vendi është në kolaps, dhe sipas tij, për të kaluar këtë gjendje, duhet të votohet Demarkacioni me Malin e Zi.

“Vendi është në një kolaps, duhet të vihet Demarkacioni në rend të ditës në Parlament”, tha ia.

“E gjithë energjia e Qeverisë është orientuar në Demarkacion”, shtoi ai

Sipas Zogaj që ishte i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ose duhet të votohet Demarkacioni ose të shkohet në zgjedhje.

Deputeti i PDK-së është shprehur se Demarkacioni është në rregull por se ka munguar transparenca gjatë këtij procesi.

“Duke përjashtuar procedurat sa i përket vijës kufitare mendoj që është në rregull por procedurat nuk kanë qenë në rregull pasi nuk ka pasur transparencë dhe mungesë të debatit”.

Ai ka thënë poashtu se për Demarkacionin, faj të madh ka opozita.

“Fajtor kryesor është edhe opozita që për interesa personale e ka bllokuar këtë proces”.

“Energjia e qeverisë në Demarkacion ka bërë që shume procese të tjera të mbesin prapa. Opozita më shumë po thirret në çështje kombëtare”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë