Loading…

Deputeti i VV’së, ia zbulon Pozharit lidhjet me kryetarin e Vushtrrisë

  • 10/10/2021 | 14:06

Deputeti i VV’së, ia zbulon Pozharit lidhjet me kryetarin e Vushtrrisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, ka hedhur akuza në drejtim gazetarit, Xhevdet Pozhari, pasi ky i fundit ka thurë lavde për kryetarin e Vushtrrisë Xhafer Tahirin, i cili vjen nga LDK, përcjellë Gazeta Metro.


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, ka sulmuar sot gazetarin, Xhevdet Pozhari, pasi ky i fundit ka lavdëruar kryetarin e Vushtrrisë që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahirin.

Sipas deputetit të VV’së Muzaqi, Pozhari së bashku me vëllain e Xhafer Tahirit, Ahmet Tahirin, janë bashkëpronar të një mediumi.

Tutje Muzaqi ka postuar fakte në Facebook’un e tij personal, ku dëshmon se Pozhari është i afërt me Xhafer Tahirin, dhe aludimet e tij për kryetarin e Vushtrrisë nuk janë reale dhe të paanshme.

“Ja një fakt sa për të dëshmuar që analisti Xhevdet Pozhari nuk ishte i paanshëm në vlerësimet e kandidatëve për Vushtrrinë.

“Në mënyrë djallëzore duke u shitur kinse mbështetës i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bënë misionin e tij kryesor duke mbivlerësuar Xhaferin, partnerin e tij në biznese për të cilat faktet tjera do publikohen”, a shkruar tutje Muzaqi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë