Loading…

Deputeti i VV’së kundër deputetëve të Guxo: Pagat e mësimdhënësve le t’i paguajë SBAShK’u

  • 03/10/2022 | 23:39

Deputeti i VV’së kundër deputetëve të Guxo: Pagat e mësimdhënësve le t’i paguajë SBAShK’u

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se pagat e humbura të mësimdhënësve grevistë duhet t’ua kompensojë SBAShK’u, transmeton Gazeta Metro.


Ai thotë se Kryesia e SBAShK’ut refuzoi gjashtë oferta për ndërprerjen e grevës pa marrë mendimin e anëtarësisë. Mirëpo, në momentin kur është pyetur anëtarësia, ”shumica votuan kundër grevës”.

”Kjo po i bie që kryesia e SBAShK-ut pa ndonjë plan të qartë dhe pa mbështetjen e mësimdhënësve, i ka mbajtur fëmijët jashtë shkollave për një muaj dhe arsimtarët pa punë për një muaj. Fëmijëve duhet t’ua kompensojë orët e humbura. Mësimdhënësve t’ua kompensojë pagat e humbura,” shkruan ai në Facebook.

Kujtojmë se sonte kundër vendimit të Qeverisë për mos ekzekutimin e pagave ndaj mësimdhënësve grevistë dolën dy deputetët e Lista Guxo, Haxhi Avdyli dhe Jeta Statovci. /gazetametro.net

Pas Statovcit, edhe Haxhi Avdyli thotë se pagat duhet t’i ekzekutohen mësimdhënësve

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë