Loading…

Deputeti i VV’së “mbulon” mediat turke: Me maskë “E dua Muhamedin” në Kuvendin e Kosovës

  • 26/10/2020 | 08:47

Deputeti i VV’së “mbulon” mediat turke: Me maskë “E dua Muhamedin” në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, javën që lam pas u paraqit në seancën e Kuvendit me një maskë mbi të cilën shkruante “E dua Muhamedin”, kjo si kundërpërgjigje ndaj institucioneve që nuk i reaguan siç tha ai, ambasadorit në Francë, Qëndrim Gashi, shkruan Gazeta Metro.


E në fakt kjo përpos që u vërejt këtu në Kosovë, siç duket ka marrë jehonë edhe në mediat e Turqisë, vend ky që është përfshirë në debat të ashpër me Francën, pas vrasjes së 18 vjeçarit i cili i preu kokën një mësuesi që shpërndau kartikaturat e profetit Muhamed.

Agjencia e njohur e lajmeve Anadoly Agency, ka shkruar rreth këtij veprimi të deputetit kosovar.

“Reago me qetësi e butësi, mos fyej e mos përqesh. Muhamedi a.s. është dërguar mëshirë për njerëzimin. #shkarkimPo #ndjekjePenalePo”, ka shkruar Rrahmani në një fotografi të publikuar nga Kuvendi në rrjetin social Facebook, përcjell Gazeta Metro.

Kujtojmë se i gjithë ky debat vjen pasi ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi shpërndau një artikull të gazetës franceze “Le Figaro”, ku po ashtu paraqiteshin karikaturat e profetit Muhamed, të publikuara fillimisht nga revista satirike Charlie Hebdo.

Pas kësaj, në vend erdhën reagime të shumta nga njerëz të cilët kërkuar shkarkimin e ambasadorit.

Nuk vonoi shumë, Gashi doli me një sqarim publik për opinionin ku tha se qëllimi i tij nuk ka qenë të fyej besimtarë e asnjë feje, teksa shtoi se do të solidarizohet gjithmonë me viktimat dhe se toleranca nuk avancohet me mosdije./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë