Një rrjet prostitucioni prej 11 personash u shkatërrua dy ditë më parë në Tiranë, mes të cilëve edhe një punonjës policie.
Gjatë diskutimeve mbi këtë temë në emisionin “Opinion”, gazetari Spartak Koka zbuloi se në përgjimet e prokurorisë kishte rënë edhe një deputet shqiptar, i cili nga prostitutat cilësohej me termin “shefi” dhe që paguante mirë, i cili ishte edhe klienti më fitimprurës.
Këto përgjime që zbuluan deputetin i përkasin aksionit që është zhvilluar një vit më parë kur u godit një grup prostitucioni.
Nuk dihet identiteti i deputetit në fjalë. Gazetari Spartak Koka tha mbrëmjen e djeshme se burimet e tij nga Prokuroria i thanë për deputetin se: “Nuk ja vlente të hynim shumë thellë sepse janë pak me risk ato punë”.