Loading…

Deputeti serb deklarohet nga Jarinja: Të vendosur të qëndrojmë fort pas thirrjes së Listës Serbe

  • 27/09/2021 | 10:24

Deputeti serb deklarohet nga Jarinja: Të vendosur të qëndrojmë fort pas thirrjes së Listës Serbe

Deputeti serb, Ljubomir Mariq është një nga serbët që po qëndron në Jarinje tash e disa ditë.


Sipas tij, situata në këtë pjesë po ndryshon nga ora në orë.

“Serbët janë në bllokadë për ditën e tetë. Situata aktualisht është e qetë, njerëzit qarkullojnë vazhdimisht këtu. Disa po largohen, të tjerë po vijnë. Njerëzit janë vendosur të qëndrojnë fort pas thirrjes së Listës Serbe. Ne jemi të vendosurv të qëndrojmë në protestat tona, derisa të ketë një përgjigje nga Komuniteti Ndërkombëtar. Ne duam të dëgjojmë kur do të fillojë formimi i Komunave me Shumicë Serbe. Ato do të thonë shumë për ne, kur të shohim forcën e shtetit tonë”, tha ai për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Tutje ai shtoi se Serbia është një vend i fortë, pavarësisht përvojës së hidhur nga periudha e mëparshme.
Ai madje tha se serbët nuk po bëjnë asnjë provokim.

“Mbështetja e ushtrisë serbe që qëndron pranë popullit ka një rëndësi të madhe, pavarësisht mesazheve joformale të ndërkombëtarëve që të dyja palët të tërhiqen dhe të qetësohen”, theksoi ai.

Mariq tha se serbët po kërkojnë vetëm të drejtat e tyre.

Duhet përkujtuar që tash e tetë ditë serbët po vazhdojnë të vendosin barrikada në hyrje të Jarinjes dhe Bërnjakut, në mënyrë që të bllokohet qarkullimi i automjeteve në formë proteste ndaj vendimi të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet, ku kërkohet që secili automjet që hynë në territorin e Kosovës të ketë targat e përkohshme apo provuese siç quhen nga MPB.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë