Deputeti i Parlamenti shqiptar, Gjovalin Kadeli mësohet se është dërguar me urgjencë jashtë vendit për arsye shëndetësore.
“Gazeta Express”, mëson se deputeti i LSI-së, Kadeli ka qenë më herët shtruar për marrjen e mjekimit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, por pak më parë ai dërguar jashtë vendit për një mjekim më të specializuar asi gjendja e tij është rënduar. Edhe pse ende nuk është mësuar rreth sëmundjes së deputetit, pak kohë më parë një tjetër deputet që u kurua jashtë vendit, përkatësisht në Itali, ishte ai i PS-së, Bashkim Fino për të cilin qeveria akordoi edhe një fond të posaçëm.