Loading…

Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës besoj do të ndodhë menjëherë pas luftës

  • 28/10/2022 | 08:04

Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës besoj do të ndodhë menjëherë pas luftës

Olekseiy Goncharenko – deputeti ukrainas ka deklaruar se pas thirrjes së tij në KiE për njohjen e Kosovës, ai e ka sponsoruar ligjin, por që ende nuk ka ndonjë përgjigje nga Komisioni për Politikë të Jashtme.


Ai më tej ka deklaruar se njohja e Pavarësisë së Kosovës.

Për momentin ende nuk ka një vendim nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Ukrainës, sa i përket propozimit tim. Ka pasur diskutim të madh, pas propozimit tim. Mund t’ju them se ishte një diskutim i mirë, sepse e shoh që disponimi në raport me njohjen e Kosovës po ndryshon në Ukrainë, por ndryshon për mirë. Por, nuk do të ndodhë tani. Besoj se do të ndodhë menjëherë pasi që lufta të përfundojë, sepse shumë njerëz po thonë: Le ta përfundojmë njëherë luftën, sepse është gjëja më e rëndësishme, pasi që ju e keni shpallur pavarësinë para 14 vitesh, dhe mund të pritet edhe disa muaj për të marrë këtë vendim në kohë paqeje”, ka deklaruar ai fillimisht.

Më tej, Goncharenko ka deklaruar se po të pyetej ai, Ukraina do ta njihte Kosovën menjëherë.

“Mendoj se është koha e duhur për të treguar lidership, s’kemi pse mendojmë se cka do të mendojë Serbia, apo të tjerët, ose nëse dikush do ta përdorë kundër nesh. Mendoj se duhet të mbesim te vlerat, dhe vlerat për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit na thonë shumë qartë: Populli i Kosovës ka luftuar për pavarësinë e vet, dhe ata e meritojnë këtë. Prandaj, ne duhet ta njohim këtë pavarësi dhe të punojmë bashkë, të jemi aleatë të mirë.”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë