Loading…
Deputeti zviceran gastronomëve shqiptarë në Zvicër: Futni në menynë tuaja së paku një verë të kuqe nga Kosova
  • 03/02/2019 | 15:38

Deputeti zviceran gastronomëve shqiptarë në Zvicër: Futni në menynë tuaja së paku një verë të kuqe nga Kosova

Me të filluar muaji i dytë i këtij viti, prodhuesit shqiptarë kanë prezantuar për të dytën herë në Zvicër disa prej llojeve të verëra që bëhen në Kosovë e Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.


Ka qenë fillimisht Oda Ekonomike Zvicerane për Europën Qendrore, që e kishte nisur me një apero degustruere këtë vit, e më pas ftesa për prezantim të verërave nga Kosova e Shqipëria kishte ardhur nga deputeti kantonal Claudio Schmid, Christoph Borer dhe jurisitin Orhan Spahiu.

Në të dyja rastet protagonistë kryesorë të sjelljes së verërave të Kosovës dhe më pas edhe të Shqiperisë për prezantim në Zvicër, kanë qenë miqtë zviceranë, të cilët kërkojnë të fusin verërat e Kosovës dhe Shqipërisë në tregun zviceran, shkruan albinfo.ch.

Në këtë mënyrë ata duan ta ndihmojnë Kosovën dhe Shqipërinë në uljen e papunësisë. Madje me shembuj konkret, duke ju kërkuar gastronomëve shqiptarë në Zvicër që të tregohen solidar dhe të fusin së paku një verë të kuqe dhe të bardhë në menynë e restoranteve të tyre të ushqimit.

„Arsyet pse ne mendojmë kështu, është se kemi me qindra e ndoshta me mijëra restorante që udhëhiqen nga komuniteti i juaj këtu në Zvicër. Unë njoh shumë gastronom aktiv dhe shumë të angazhuar nga komuniteti juaj nga të cilët pres që së paku një verë të kuqe dhe një të bardhë të kenë në ofertën e tyre prezantuese“, shprehet deputeti kantonal, Claudio Schmid.

Përmes kësaj forme ai kërkon të ndikojë në uljen e papunësisë në Kosovë, i cili ka thënë se i gjithë qëillimi i kësaj, është ulja e papunësisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë