Loading…

Deputetja britanike e shqetësuar për një nen të propozimit franko-gjerman: Nuk duhet të krijohet asnjë entitet i stilit ‘Republika Srpska’

  • 27/01/2023 | 11:04

Deputetja britanike e shqetësuar për një nen të propozimit franko-gjerman: Nuk duhet të krijohet asnjë entitet i stilit ‘Republika Srpska’

Deputetja britanike e cila drejton edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns ka reaguar për propozimin franko-gjerman, dhjetë pikat e të cilit janë bërë tashmë edhe publike, për  Kosovën dhe Serbinë, transmeton Gazeta Metro.


Në një shkrim në Twitter, Kaerns ka thënë se është e shqetësuar për pikën 7 të propozimit në të cilën flitet për Asociacionin. Ajo thotë se askush s’duhet të rrënjos e lërë më të dizajnojë çfarëdo forme të vetëqeverisjes në vija etnike në Ballkan.

Ajo thotë se asnjë etnitet në stilin e “Republika Srpskas” s’duhet të krijohet.

“Shumë e shqetësuar nga implikimet e propozimeve sipas nenit 7.Askush nuk duhet të kërkojë të rrënjos, e lëre më të projektojë me qëllim, çdo formë të “vetëqeverisjes” në vijat etnike brenda Ballkanit. Nuk duhet të krijohet asnjë entitet i stilit “Republika Srpska”, ka shkruar Kearns.

Më 20 janar, në Prishtinë dhe Beograd kanë qëndruar Lajçak, i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, këshilltar i kryeministres së Italisë.

Ata kanë biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vucic, lidhur me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Presidenti serb, Vucic, ka deklaruar se propozimi i BE-së është kornizë e re negociuese për Serbinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë