Loading…

Deputetja e LDK’së ia huq keq: E bën shtizën të valëvitet

  • 27/11/2020 | 23:47

Deputetja e LDK’së ia huq keq: E bën shtizën të valëvitet

Deputetja e LDK’së Valentina Bunjaku Rexhepi duke uruar festën e 28 nëntorit, ka ngatërruar fjalët në tesktin e saj, duke e bërë kështu të pakuptueshëm shkrimin e saj, shkruan Gazeta Metro.


Në fakt ai që valvitet është flamuri mirëpo për deputeten Bunjaku-Rexhepi “është valvitur shtiza”.

“Shtiza e identitetit tonë valëvitet mbi të kuqen e gjakut të dëshmorëve dhe heronjëve tanë, në shqiponjën që bënë roje atdheut tonë andej dhe kendej Drinit!”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

Ky është shkrimi i plotë:

Qytetarë të dashur

Urime Festa e Flamurit

Shtiza e identitetit tonë valëvitet mbi të kuqen e gjakut të dëshmorëve dhe heronjëve tanë, në shqiponjën që bënë roje atdheut tonë andej dhe kendej Drinit!

Eshte koha e heronjëve që ruajne paqen dhe prosperojnē atdheun dhe kombin!

Zoti e bekoftë kombin tonë!
Gëzuar, Tina./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë