Loading…

Deputetja e LDK’së: Me Hazirin e fitojmë Gjilanin, me çdo kandidat tjetër ne humbasim

  • 05/06/2021 | 12:42

Deputetja e LDK’së: Me Hazirin e fitojmë Gjilanin, me çdo kandidat tjetër ne humbasim

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale në vend dhe kryesisht në komunën e Gjilanit.


Bunjaku-Rexhepi ka thënë se nga LDK-ja kandidat duhet të ketë Lutfi Hazhiri pasi i njëjti i fiton zgjedhjet në atë komunë.

Ajo tutje tha se kanidaturat e tjera të cilat po përfliten nuk munden me i fitu zgjedhjet dhe rrjedhimisht LDK-ja humb.

“Unë mendoj që kandidati që i fiton zgjedhjet në komunën e Gjilanit është Lutfi Haziri. Kandidatët e tjerë të cilët po përfolen definitivisht nuk munden me i fitu zgjedhjet në komunën e Gjilanit dhe LDK-ja humb” deklaroi ajo.

Ajo një mendim pozitiv ndan edhe për kandidatin e LDK-së në Prishtinë, Përparim Ramën.

“Nuk e njoh personalisht por opinioni është jashtëzakonisht i mirë”

Sa i përket qeverisjes së deritanishme nga Kryeministri Kurti dhe VV-ja, Bunjaku, hodhi shumë kritika.

Ajo tha se të njëjtët kanë patur gjithmonë kauza të rrejshme dhe se procesi i dialogut që pritet të zhvillohet nuk është transparent.

“Dialogu nuk është transparent. Në kauzën e tyre në zgjedhje kanë thënë që ne asnjëherë nuk ulemi në tavolinën e bisedime pa kërku falje Serbia, Serbia nuk ka kërku falje. Ka deklaru gjithashtu se do të ketë prioritet të pagjeturit, dhe se nuk do të ulet në negociata me Serbinë derisa ata të deklarohen për të pagjeturit. Nuk është vetëm kjo, kauzat që ka patur zoti Kurti gjatë fushatës elektorale kanë qenë kauza të rrejshme, për mua kjo nuk është qudi, por është mirë që ka ardhë momenti që qytetarët dhe ata që e kanë votu me vlersu drejt, sepse asgjë që ka fol gjatë fushatave dhe që ka premtu që 15 vjet në opozitë asgjë nuk është duke e realizu” deklaroi Bunjaku-Rexhepi për “Gazeta Blic”

Por kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, deklaroi mbrëmë në “Blic Interview me Astrit Gashin” se nëse pyetet tani më shumë ka gjasa që të mos kandidoj për zgjedhjet lokale të vjeshtës, sesa të ndodhë e kundërta.

“Nëse pyetem sot, më shumë ka gjasa që të mos kandidoj për Gjilanin, sesa të ndodhë e kundërta. Ne po punojmë maksimalisht që të krijojmë një gjeneratë të re të politikanëve lokalë për dhjetëvjeçarin e ardhshëm”, tha ndër të tjera Haziri.

Por kryeqyteti është vendi ku pritet të zhvillohet gara më e nxehtë për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetot.

LDK-ja, AAK-ja, AKR-ja dhe Nisma Socialdemokrate janë subjektet politike që i kanë zyrtarizuar deri tani kandidaturat.

LVV-ja dhe PDK-ja janë dy subjektet e vetme që ende nuk i kanë zyrtarizuar emrat e tyre për kryeqytetin.

Kryetarët e partive politike në vend kanë zhvilluar takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për t’u dakoorduar në lidhje me datën e zgjedhjeve lokale por ende nuk është zyrtarizuar asgjë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë