Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti me pretekstin se ai po ngul këmbë në çështje teknike, transmeton Gazeta Metro.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se i pari i ekzekutivit do ta humbë përkrahjen që do i duhet për çështje madhore me interes kombëtar.
“Ngul këmbë në çështje teknike POR do të humbë përkrahjen që do të i duhet në vendime e kompromise për çështje madhore me interes kombëtar”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Ky reagim i saj vjen pas kritikave nga ana e ndërkombëtarëve, lidhur me afatin për konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS. /gazetametro.net