Loading…
Deputetja e VV’së dhe i NISMA’s lëshojnë seancën sepse Haliti s’ua dha fjalën
  • 15/04/2019 | 17:47

Deputetja e VV’së dhe i NISMA’s lëshojnë seancën sepse Haliti s’ua dha fjalën

Deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe deputeti i NISMA’s, Bilall Sherifi kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës pasi udhëheqësi i seancës, nënkryetari Xhavit Haliti nuk ua dha fjalën, transmeton Gazeta Metro.


Haliti gjatë fjalës së ministrit Dardan Gashi i tha deputetit të Nismës, Sherifi, se nuk mund t’ia japë fjalën pas çdo diskutimit.

“Nuk ka replikë. Në rregullore është. Kushdo që flet t’i do t’i bësh replikë a? A mos të ka përmendur kush emrin? Rri bre burrë”, ka thënë Haliti.

E në anën tjetër, Sherifi i tha Halitti se ai dhe kryetari i Kuvendit e interpretojnë ndryshe prej njëri-tjetrit rregulloren.

“Çdo deputet, përpos emrit edhe kur t’i referohet kësaj apo atij, ka të drejtë replike”, u shpreh ai.

Në anën tjetër edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha se me rregullore të Kuvendit ka të drejtë të bëjë replikë.

E tek i gjithë ky debat erdhi pas shqyrtimit të parë të projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, ku u kërkua që përveç përfshirjes së ditëve të pushimit, të dënuarve që qëndrojnë në burgje t’u lejohet edhe pakoja ushqimore, raporton Kp. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë