Loading…

Deputetja e VV’së: Në fushatë kishim planprogram qeverisës dëshiror

  • 06/05/2021 | 08:03

Deputetja e VV’së: Në fushatë kishim planprogram qeverisës dëshiror

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se në fund të kësaj jave, apo brenda tjetrës, do të bëhet përfundimisht prezantimi i planprogramit qeverisës drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti.


Sipas saj, vonesa e prezantimit të këtij planprogrami, u bë për shkak se iu mori më shumë kohë njohja me situatën aktuale dhe ministritë në përgjithësi.

”Në vikendin, e hënë, apo e marte që ishin ditë pushimi – ekipet që janë pjesë të komisioneve të caktuara, kishim edhe takime me ekzekutivin, dhe është bërë një punë aktive në vlerësimin e planprogramit, dhënies së sugjerimeve, kritikave dhe rekomandimeve të ndryshme”.

”Besoj që ose në fund të kësaj jave, ose brenda javës tjetër do të kemi dhe prezantimin e një planprogrami. Kjo kohë ka qenë sa më shumë që të njohet situata aktuale se si janë ministritë në përgjithësi”.

Ajo thotë se në kohë fushate kishin planprogram qeverisës por e cilësoi dëshiror, meqë shprehet se gjendja aktuale faktike, lë hapësirë për riprioritizim të aktiviteteve, njofton Klan Kosova.

”Ne kemi pasur një planprogram që është prezantuar gjatë fushatës. Por, ai më shumë ka qenë planprogram dëshiror. Shtrirja e këtij planprogrami në periudha kohore të caktuara, dhe shtrirja e këtij planprogrami dhe specifikimi i aktiviteteve shkon krah për krah me gjendjen faktike”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë