Loading…

Deputetja e VV’së, Vrenezi e dënuar me 3 vjet burgim vazhdon punën në Kuvend

  • 19/05/2022 | 22:52

Deputetja e VV’së, Vrenezi e dënuar me 3 vjet burgim vazhdon punën në Kuvend

Deputetja e LVV-së, Jetmire Vrenezi, e cila u dënua nga Gjykata Themelore e Prizrenit me tri vjet burgim ka vazhduar punën e parlamentares në Kuvendin e Kosovës.


Mandati i saj sipas Kushtetutës ende është i vlefshëm pasi nuk është dënuar me vendim të prerë nga gjykata.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, që udhëheq edhe Komisionin për Legjislacion dhe Mandate në Kuvendin e Kosovës thotë se deputetja Vrenezi është e pafajshme.

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me tri vite burgim deputeten e Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Vernezi sa ishte inspektore e ndërtimit në Komunën e Prizrenit, së bashku me Islam Thaqin, ish-drejtor i Inspektoratit, kanë rrënuar aneks-objektin e ‘Abi Çarshia’, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Ndërkaq, në rast se dënimi vërtetohet nga shkalla e dytë, deputetja Jetmire Vrenezi e humb mandatin.

Mirëpo pas dënimit me burgim, nga opozita kanë pritur dorëheqje morale nga ana e deputetes Vrenezi.

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj thotë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje në rastin e deputetes Vrenezi është tentim për të demoluar sistemin e drejtësisë.

“Standardi minimal në shoqëritë demokratike, në raste të tilla kur kemi aktakuzë të konfirmuar ose aktvendim dënues, do të ishte dorëheqja”, deklaroi Selmanaj.

Mbrojtja e Vrenezit ka paralajmëruar apelim të vendimit të gjykatës themelore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë