Loading…

Deputetja Eliza Hoxha publikon dëshmi se dje kishte arsye pse kishte dal jashtë shtëpisë

  • 12/07/2020 | 15:20

Deputetja Eliza Hoxha publikon dëshmi se dje kishte arsye pse kishte dal jashtë shtëpisë

Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi në të cilat shihej deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha e cila tashmë është e konfirmuar me koronavirus, jashtë shtëpisë së saj. Hoxha ka publikuar dëshmi pse është shfaqur në publik, transmeton Gazeta Metro.


Deputetja nga radhët e PDK’së Eliza Hoxha, e cila u përfol shumë pas fotove të publikuar gjatë ditës së djeshme.

Sot ka reaguar kryeinfermierja e Pulmologjisë, Arta Sjediu. Ajo ka kërkuar që deputetja Hoxha të dënohet në bazë të ligjit për daljet e saja në publik si e konfirmuar me koronavirus.

Hoxha e cila megjithëse ishte arsyetuar se po priste, vllaun që ta dërgonte për një kontroll, për të marr një shërbim jomobil çfarë është rentgeni, ajo ka thënë se për këtë duhet të dal jashtë shtëpisë dhe këtë e kam bërë me maskë.

Deputetja Hoxha sot ka publikuar edhe dëshmi që ka qenë për rentgen,  ajo gjithashtu ka kërkuar nga kryeinfermierja e Pulmologjisë që t’i këkrojë falje publike. E në anën tjetër infermierja siç duket e ka fshirë postimin e saj ku e kritikonte Hoxhajn për dalje jashtë shtëpisë.

Postimi i plotë i deputetes Eliza Hoxha:

SINQERITETI, COVIDI DHE GJYQI PUBLIK

Artë e nderuar, fakti që unë e kam bërë publike flet për përgjegjësinë time karshi të tjerëve. Duke qenë e sinqertë i kuptoj edhe pasojat e gjykimet që mund të vijnë por besoj se edhe ju e edhe të gjithë e dijnë që për të marr një shërbim jomobil cfarë është rentgeni duhet të dal jashtë shtëpisë dhe këtë e kam bërë me maskë, dorëza dhe pa askend në afërsi…Unë po ta bashkangjes raportin këtu për ta plotësuar kërkesën tënde komplet joetike ndaj një pacienti që kartelën mjekësore dëshiron ti me e qitë në publik.

Me krejt këtë më e pakta që mund të bësh është të kërkosh falje publike./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë