Loading…

Deputetja shqiptare kërkon hapjen e Katedrës së Gjuhës Shqipe në Zagreb

  • 16/03/2017 | 16:44

Deputetja shqiptare kërkon hapjen e Katedrës së Gjuhës Shqipe në Zagreb

Deputetja shqiptare Ermina Lekaj Prlaskaj, ka realizuar disa takime me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Kroaci për të filluar procesin e rikualifikimit të mësuesve shqiptarë, hapjen e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Zagreb.


Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci është takuar me deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prlaskaj, me të cilën u bisedua për mbështetjen e nxënësve dhe mësuesve shqiptarë në Kroaci, sikurse edhe për ndërgjegjësimin e prindërve për rëndësinë e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe, shkruan KultPlus.

Emine Lekaj Prlaskaj ka mirëprite propozimet e mësuesve shqiptarë duke i mbështetur kërkesat e tyre. Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se deputetja shqiptare tashmë ka realizuar disa takime me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Kroaci për të filluar procesin e rikualifikimit të mësuesve shqiptarë, hapjen e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Zagreb, sikurse që ka ofruar mbështetje për realizimin e projekteve të Këshillit të Mësuesve./KultPlus.com

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë