Loading…

Derbi i qytetit të Manchesterit, ja formacionet zyrtare të United dhe Cityt

  • 06/11/2021 | 12:56

Derbi i qytetit të Manchesterit, ja formacionet zyrtare të United dhe Cityt

Ndeshja hapëse e xhiros së 11 në Premier Ligën angleze do të jetë derbi i qytetit të Manchesterit, ku me fillim nga ora 13:30 “Djajtë e Kuq” presin në “Old Trafford” kampionin aktual Manchester Cityn.

Në xhiron e fundit, Manchester United shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër Tottenham, kurse Manchester City pësoi humbje në shtëpi kundër Crystal Palace me rezultat 2:0, përcjell KosovaPress.

Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, kampioni aktual i Premier Ligës zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 20 pikë, aq sa ka edhe West Ham në vendin e katërt, kurse “Djajtë e Kuq” pozicionohen në pozitën e pestë me 17 pikë, njëjtë sikurse skuadra e Arsenalit në pozitën e gjashtë.

Sa i përket mungesave në ndeshjen e sotme, për trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk do të paraqiten Pogba dhe Varane, kurse Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Delap, Laporte, Mendy dhe Torres.

Tanimë formacionet me të cilat të dy skuadrat do ta fillojnë këtë ndeshje janë publikuar, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester United (3-5-2): De Gea; Lindelof, Bailly, Maguire; Wan-Bissaka, Fernandes, McTominay, Fred, Shaw; Greenwood, Ronaldo

Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Dias, Stones, Walker; Silva, Rodri, Gundogan; Foden, De Bruyne, Gabriel Jesus

13:30 Manchester United – Manchester City (Stadiumi Old Trafford)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë