Loading…

Derbi mes Vllaznisë dhe Tiranës, ja ndeshjet e sotme në Superligën e Shqipërisë

  • 30/10/2021 | 11:06

Derbi mes Vllaznisë dhe Tiranës, ja ndeshjet e sotme në Superligën e Shqipërisë

Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së shtatë të sezonit të ri 2021/22.

Në programin e sotëm, fokusi do të jetë te derbi mes Vllaznisë e Tiranës, ku nëse kjo e fundit arrin të arkëtoj tre pikët e plota do ta mbyllte këtë xhiro në vendin e parë në tabelë, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe skuadra e Laçit e cila e pret në shtëpi Skënderbeun, ku të dy ekipet i ndajnë vetëm dy pikë në tabelë.

Pas gjashtë xhirove të kompletuara, tabelën e kryeson Kukësi me 14 pikë, aq sa ka edhe Tirana në pozitën e dytë por me një ndeshje më pak në duar, kurse Teuta me 11 pikë dhe Vllaznia me nëntë sosh mbyllin Top 4.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Partizani e Kastrioti me nga katër pikë dhe Skënderbeu në me vetëm tre sosh të arkëtuara.

13:45 Laçi – Skënderbeu (Stadiumi i Laçit)

16:45 Vllaznia – KF Tirana (Stadiumi Loro Boriçi)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë