Loading…

Derbi në Bundesliga mes Hoffenheim dhe Dortmund

  • 22/01/2022 | 13:13

Derbi në Bundesliga mes Hoffenheim dhe Dortmund

Bundesliga gjermane rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 20 të sezonit 2021/22.


Në kuadër të programit të sotëm, pesë ndeshje do të zhvillohen nga ora 15:30, kurse ndeshja e fundit do të zhvillohet nga ora 18:30, përcjell KosovaPress.

Ndër ndeshjet më interesante që do të zhvillohet sot është ajo mes skuadrës së Borussia Monchengladbach dhe Union Berlin.

Ndërkaq, derbi i programit të sotëm do të jetë mes skuadrës së Hoffenheim dhe Borussia Dortmundit, ku kjo e fundit do të zhvillojë ndeshje si mysafire në stadiumin “PreZero Arena”.

Të gjitha ndeshjet e programit të sotëm në Bundesliga i gjeni më poshtë.

15:30 Borussia Monchengladbach – Union Berlin (Stadiumi Borussia-Park)

15:30 Bayer Leverkusen – Augsburg (Stadiumi BayArena)

15:30 Freiburg – Stuttgart (Stadiumi Europa-Park)

15:30 Greuther Furth – Mainz (Stadiumi Sportpark Ronhof Thomas Sommer)

15:30 Hoffenheim – Borussia Dortmund (Stadiumi PreZero Arena)

18:30 Bochum – FC Koln (Stadiumi Vonovia Ruhrstadion)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë