Loading…

Dercun kërcënon me formim të Asociacionit nga vet Serbia

  • 27/12/2016 | 10:40

Dercun kërcënon me formim të Asociacionit nga vet Serbia

Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Sërbisë për Kosovën, Milovan Drecun ka vlerësuar se populli serb do të jetë i detyruar që vet të formojë Asociacionin e komunave serbe në Kosovë dhe se “ka të drejtë legjitime që të bëjë këtë, nëse Prishtina vazhdon me obstruksion dhe zgjatje të këtij procesi”.


“Kjo nuk do të ishte strukturë aspak ilegale, sepse për këtë është marrë vesh në Bruksel dhe përfaqësuesit shqiptarë i kanë dhënë nënshkrimet e veta”, ka thënë Drecun për RTS dhe shtoi se “Prishtina duhet të ndërpresë me justifikime, por të respektojë marrëveshjen”, transmeton gazetametro.net.

Ai ka vlerësuar se “nuk ka arsye objektive që cilido deputet serb në Kuvendin e Kosovës të veprojë ndaras dhe të anashkalojë ekipin si dhe shqiptarët po përpiqen t’i përqajnë dhe manipulojnë me përfaqësuesit serb”.

“Mendoj se këtu ka mbizotëruar papjekuria politike te një pjesë e deputetëve dhe se në këtë më së shumti ka ndikuar Prishtina, gjegjësisht shqiptarët e ndoshta edhe përfaqësuesit e disa të ashtuquajtur misioneve diplomatike në Kosovë – që të vijë deri të përqarja nëmes të deputetëve”, ka thënë Drecun duke folur për konfliktet e përfaqësuesëve të Listës serbe.

Ai pretendon se “zyrja e qeverisë së Serbisë për Kosovë e Metohi është e vetmja e cila kryen punët konktrete, udhëheqë politikën ndaj Kosovës dhe se është koordinator dhe lidhja nëmes të qeverisë dhe të gjithë institucionet me popullin serb në Kosovë”.

“Nuk mund të veprohet jashtë kësaj”, ka thënë Drecun.

Ai shtoi se Prishtina po shmanget që të kryej atë për çka është marrë vesh në lidhje me krijimin e Asocioacionit të komunave serbe dhe se me këtë nuk mund të zhagitet”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë