Loading…
Dereck Chisora – Senad Gashi: Kjo është koha kur pritet të fillojë ky super meç në peshat e rënda
  • 20/04/2019 | 21:16

Dereck Chisora – Senad Gashi: Kjo është koha kur pritet të fillojë ky super meç në peshat e rënda

Boksieri shqiptar në peshat e rënda, Senad Gashi, sonte do të këtë një përballjet tejet të vështirë ndaj boksierit britanik, Dereck Chisora, transmeton Gazeta Metro.


Boksiera nga Peja, Senad Gashi, ka 15 fitore nga 17 meçe në karrierën e tij profesionale dhe të gjitha fitoret i ka me ‘knock-out’, kurse humbjet i ka pësuar nga Carlos Takam dhe Tom Shchwarz.

Para ndeshjes, 28 vjeçari shqiptar ka thënë se në kokën e tij tashmë e ka vizualizuar rënien e kundërshtarit të tij.

“Padyshim që mendoj se mund të triumfoj ndaj Derek Chisoras. E kam vizualizuar këtë meç shumë herë në kokën time. Do ta zhvilloj një duel të madh, kam kamp të shkëlqyer stërvitor, së bashku me trajnerin dhe ekipin tim. Do të jap më të mirë dhe njerëzit do ta shijojnë padyshim’’, ka thënë Gashi për Sky Sports.

Ndryshe, kjo ndeshje zhvillohet sonte(e shtunë) në “O2 Arena” në Londër, duelet paraprake fillojnë nga ora 20:00, kurse meçi mes Gashit dhe Chisoras pritet të fillojë nga ora 23:00./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë