Loading…

‘Dërgo Putin’in në llogore’: Shpërthejnë ruset ndaj Putin’it, arrestohen mijëra persona

  • 21/09/2022 | 23:08

‘Dërgo Putin’in në llogore’: Shpërthejnë ruset ndaj Putin’it, arrestohen mijëra persona

Pas urdhrit të Putin për mobilizim ushtarak në Ukrainë, kanë shpërthyer protestave masive në terë Rusinë, numri i të arrestuarve tanimë ka shkuar në 1000, përcjellë Gazeta Metro.


Protesta të shumta kanë shpërthyer në terë Rusinë kundër urdhrit të fundit të Vladimir Putin për të dërguar 300 mijë ushtarë rezervë në Ukrainë.

Në një video të publikuara në rrjetet sociale, dëgjohen qytetarë rus duke brohoritur rrugëve të Moskës “Dërgo Putinin në llogore!”

Ndërsa në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Novosibirsk, një video e publikuar në mediat sociale tregoi një protestues duke bërtitur “Unë nuk dua të vdes për Putinin”.

Shteti policor rus ka arrestuar dhe maltretuar shumë protestues, duke mos kursyer as ushtarë dhe mbështetës të Putin.

Gjithashtu brenda disa orësh, shumë fluturime janë regjistruar nga Moska për në Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan.

Çmimet e biletave kapën qiellin, sipas mediave të pavarura ruse, që raportojnë se bileta më e lirë nga Moska për në Dubai kapi vlerën e 300 mijë rublave, mbi 5 mijë euro, që është rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore në Rusi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë