Loading…

Dërgohet e vdekur një foshnje në spitalin e Gjakovës, Policia nis hetimet

  • 13/02/2024 | 08:27

Dërgohet e vdekur një foshnje në spitalin e Gjakovës, Policia nis hetimet

Një foshnje tre muajsh është dërguar e vdekur nga familjarët në spitalin e Gjakovës, gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Metro.


Policia ka bërë të ditur se dje nga Spitali i Gjakovës është informuar se një foshnje tre muajsh është sjell pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës femër kosovare është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’.

“Fsh. Smaq, Gjakovë 12.02.2024 – 20:40. Nga Spitali i Gjakovës është informuar se një foshnje tre muajsh është sjell pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës femër kosovare është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë