Loading…

Deri në mesnatën e së dielës u rinumëruan 199 vendvotime nga 314

  • 14/10/2019 | 11:03

Deri në mesnatën e së dielës u rinumëruan 199 vendvotime nga 314

Zëdhënësi për media nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se deri në mesnatën e së dielës janë rinumëruar 199 vendvotime, transmeton Gazeta Metro.


Elezi ka konfirmuar për Gazetën Blic se janë numëruar më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të vendvotimeve sipas vendimit të KQZ’së.

“Deri të dielën në mesnatë janë rinumëruar 199 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre sipas vendimit të KQZ’së”, tha ai.

Ky vendim i KQZ’së erdhi si shkak i kërkesës për rinumërim të votavë nga tri subjektet politike, LDK, PDK dhe NISMA.

Është konfirmuar edhe nga KQZ se në disa vendvotime kishte pasur gabime në disa formularë dhe për këtë shkak, erdhi deri te vendimi i rinumërimit të 314 vendvotimeve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]gazetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë