Këngëtari Bruno Mars është dashur t’a ndërprejë koncertin pasi që skena ku po përformonte në Glasgow mori flakë, transmeton gazetametro.net
Fituesi i çmimit Grammy po përformonte në Glasgow Green kur pajisjet teknike që krijojnë efekte të zjarrit morën flakë me të vërtetë dhe u detyrua të largohet nga aty që të pauzojë derisa situata të vihej nën kontroll.
Pasi që flakët filluan të shuhen dhe pajisjet u rregulluan çdo gjë vazhdoi në normalitet dhe nuk kishte nëvojë për polici apo zjarrfiks.
Sapo u kthye prapë në skenë Bruno filloi duke kënduar: “ E dogjëm skenën me të vertetë këtu ne Glasgow”.
Pas kësaj këngëtari përformoi edhe shumë hite të tjera si Grenade, Just the Way You Are dhe Uptown Funk.
Për momentin ai është në turne rreth botës dhe në ditët në vazhdom do të përformojë në Dublin dhe në Festivalin veror britanez në Londër. /gazetametro.net