Loading…
Derisa mjekët janë në grevë, një mace sillet nëpër korridoret dhe sallat e QKUK’së
  • 20/01/2019 | 17:29

Derisa mjekët janë në grevë, një mace sillet nëpër korridoret dhe sallat e QKUK’së

Ka disa ditë që mantelbardhët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po mbajnë grevë, kjo për faktin se të njëjtit kanë kërkuar rritje pagash, duke përjashtuar disa prej tyre.


Jo të gjithë gjejnë rahatinë brenda mureve të këtij institucioni shëndetësor.

Indeksonline ka siguruar një video, në të cilën shihet një mace duke bërë ‘xhiro’ në repartin e Nefrologjisë. E njëjta ushqehet me ushqimin e mbetur të pacientëve që janë të shtrirë në këtë klinikë.

Marrë parasysh që në këtë repart është edhe pjesa e dializës, kjo mace dukshëm rrezikon shëndetin e pacientëve.

Jo rrallë herë të tilla skandale e përshkruajnë institucionin më të lartë shëndetësor në vend.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë