Qytetarët e një pjese të Drenicës, edhe pse e diele, nuk e kanë ditë pushimi pasi janë thirrur për të dalë në votime që të zgjedhin kryetarin e komunës së tyre.
Bëhet fjalë për Drenasin, që sot zhvillon zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi kryetari i tyre Nexhat Demaku, kohë më parë ka dhënë dorëheqje, shkaku i dënimit me burg për krime lufte.
I dënuar për krime lufte është edhe kryetari i komunës fqinje të Drenasit, ai i Skenderajt, Sami Lushtaku, por atje ende nuk është vendosur të shkohet në zgjedhje pasi ekziston hapësirë ligjore për të drejt ankese.
Skenderaj sot në bazë të disa fotografieve të siguaruara nga gazetametro.net, për dallim nga Drenasi, duket të jetë qetë, me lëvizje të pakëta të qytetarëve të cilët kanë dalë për sheti në sheshin e qytetit. /gazetametro.net