Loading…

Dëshironte të mbyllte shkollat me 5-7 nxënës, Kastrati: Humba për shkak të reformës në arsim

  • 17/11/2021 | 20:55

Dëshironte të mbyllte shkollat me 5-7 nxënës, Kastrati: Humba për shkak të reformës në arsim

Kryetari në largim i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se i ka humbur zgjedhjet për kryetar të komunës për shkak të reformës së tij në arsim, shkruan Gazeta Metro.

Qëndron Kastrati në T7 thotë se mënyra se si u interpretua jo nga opozita në Kamenicë ishte e dobët dhe ndikoi tek qytetarët.

“Humba për shkak të reformës në arsim. Ishte spektri politik ai që e keqinterpretoi këtë tek qytetarët. Ata thanë se as Serbia nuk ka mundur të i mbyllë shkollat tona e tash po vjen Kastrati e po e bën këtë. Kjo ishte e ulët dhe e pasaktë. Ato ndryshime demografike që kanë ndodhur në Kamenicë kërkojnë ndryshime. Nuk kanë ndodhur vetëm në Kamenicë këto ndryshime por në të gjithë botën. Kishte shkolla në fshatra me vetëm 5 nxënës”, tha Kastrati.

Kastrati humbi zgjedhjet në balotazh kundër kandidatit të VV-së, Kadri Rrahimaj.

Ai nisi reformat në arsim në Kamenicë, ku si qëllim kishte mbylljen e disa shkollave nëpër fshatra ku kishte shumë pak nxënës. Kastrati u premtoi edhe transportin për këta nxënës. Shkollat që donte ai të mbylleshin kishin 5-7 nxënës.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë