Loading…

Dështim i drejtësisë: Vetëm katër serbë të dënuar për krime lufte në Kosovë

  • 30/09/2020 | 20:51

Dështim i drejtësisë: Vetëm katër serbë të dënuar për krime lufte në Kosovë

UNMIK’u, EULEX’i dhe drejtësia vendore që nga viti 1999 deri në vitin 2020, kanë dënuar për krime lufte në Kosovë 35 shqiptarë dhe vetëm 4 serbë, shkruan Gazeta Metro.


Themelimi i Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të kryera gjatë luftës në Kosovë, gjithnjë bazuar në Raportin e Dick Martyt, ka qenë jo vetëm vatër e polemikave në skenën politike të Kosovës, por edhe çështje me rëndësi jetike në sferën e teorisë dhe praktikës juridike. Statusi i posaçëm i Gjykatës Speciale dhe raporti i saj i pazakontë me organet gjyqësore të Republikës së Kosovës ka bartur një mori paqartësish dhe ka shkaktuar huti në publikun kosovarë.

Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 votoi për themelimin e Dhomave të Specializuara si një “gjykatë hibride”  pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por e vendosur në Holandë autoritetet në Prishtinës e arsyetuan atë si një mënyrë për të pastruar imazhin e Kosovës.

Themelimi i saj erdhi si përgjigje e akuzave të rënda të ngritura nga një raport i Këshillit të Evropës në 2010 , i hartuar nga senatori zviceran Dick Marty për krimet që dyshohet se janë kryer nga anëtarët e UÇK’së.

Nën një presion të madh nga mbështetësit perëndimorë, liderët politikë në Kosovë u pajtuan për krijimin e gjykatës.

Gjykata Speciale në Hagë po vazhdon punën në akuzat kundër ish-guerilëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe në kohë pandemie, të dyshuar për krime të kryera në luftë dhe pas luftës. Së fundit të arrestuar nga kjo Gjykatë janë edhe kryetari dhe nëkryetari i OVL’së së UÇK’së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Nga tetori i vitit 1999 deri në qershor 2020, nga gjyqtarë vendorë e ndërkombëtarë që kanë vepruar në Kosovë, për krime lufte janë dënuar plot 35 shqiptarë, vetëm 4 serbë, dhe një malazez.

Nga UNMIK’u në periudhën 2000-2008, janë ngritur 19 aktakuza ndaj shqiptarëve, tri ndaj serbëve, dhe një ndaj malazezëve. Prej të cilave, është dënuar vetëm një person.

Nga EULEX’i në vitiet 2009-2018, janë akuzuar 39 shqiptarë, 11 serbë dhe 1 malazez. Përderisa janë dënuar 38 persona.

Kurse, që nga viti 2016 Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur 11 aktakuza për krime lufte, prej të cilave vetëm një person është dënuar me vendim të prerë.

Kujtojmë, që mbi 100 ish-luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë gjithashtu në pyetje nga prokurorët e Hagës, të cilët po hetojnë akuzat, të cilat përfshijnë vrasje, tortura dhe ndalime të paligjshme. Më shumë se 150 ish-pjesëtarë të UÇK’së deri më tani janë thirrur për t’u marrë në pyetje si të dyshuar ose dëshmitarë, dhe besohet se njoftimet e para janë shumë afër.

Në mesin  e atyre që janë thirrur për t’u marrë në pyetje janë disa  nga figurat kryesore politike Presidenti i vendit Hashim Thaçi,  Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që dha dorëheqje si kryeministër kur u thirr për intervistim, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar.

Kjo e ashtuquajtur “Gjykatë Speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës që e shohin atë si një ofendim për luftën e UÇK’së për çlirim nga sundimi serb./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë